JUventus fiton derbin me përmbysje, Roma rrezikon Championsin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
JUventus fiton derbin me përmbysje, Roma rrezikon Championsin

Java e 24 e kampionatit Italian u mbyll me suksesin e Juventusit në derbi ndaj Torinos 4 me 2, suksesi i 4 radhazi në kampionat për Zonjën e Vjetër.

 

Ndeshje shumë e bukur ajo e transmetuar në Tring, me gola dhe përmbysje rezultati.

 

Advertisement

Bardhezinjtë e nisën shumë keq ndeshjen, pasi pësuan gol që në minutën e 2 nga Karamoh e megjithatë ekuilibri u kthye me shpejtësi, pasi Kuadrado në minutën e 16 shënoi në portën e Milinkoviç Saviç. Juventus pati një shans të madh me Vlahoviç për të përmbysur shifrat, por gjuajtja e tij shkoi në traversën. Fundi i pjesës së parë ishte entuziazmist.

 

Sanabria riktheu Torinon në avantazh,mirëpo në minutën e parë shtesë Danilo me kokë i çoi skuadrat në dhomat e zhveshje në barazim. Pjesa e dytë ishte sërish e bukur dhe me raste, por me Juventusin shumë racional.

 

Advertisement

Bremer me kokë në minutën e 71 përmbysi rezultatin, ndërsa Rabio mendoi për ta siguruar atë 11 minuta më vonë.

 

Veç fitores që e ngjit Juventusin në kuotën e 35 pikëve në vendin e shtate, lajm i madh tek skuadra e Alegriy ishte aktivizimi për herë të parë në këtë sezon pas një dëmtimi të gjatë i Pol Pogba. Më herët në duelin tjetër të javës së 24 surprize re madhe nga Cremoneze e vendit të fundit, e cila mposhti Romen në fushën e vet 2 me 1.

 

Advertisement

Goditje e madhe për verdhekuqtë, të cilët humbën terren kundrejt Lazios, Milanit dhje Interit në luftën për zonën Champions, ndërsa Cremoneze la vendin e fundit duke këmbyer pozicionet me Sampdorian.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy