Kapelo i bindur: Atalanta kandidate serioze për titullin në Serie A

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapelo i bindur: Atalanta kandidate serioze për titullin në Serie A

Ish-trajneri i Milanit Fabio Kapelo në një intervistë për “La Gazzeta dello Sport”, ka folur me elozhe për Atalantën dhe trajnerin Gasperini.

Sipas tij begamaskët janë shumë përpara ekipeve të tjera, pasi tashmë janë një ekip i konsoliduar.

Sipas tij Gasperini i ka idetë e qarta në kokë, pasi tashmë ka vite që drejton Atalantën, ndryshe nga Interi që ndërroi pronësi, apo Milani që ende nuk ka një trajner.

Atalanta është për titull dhe do të shpjegoj pse. Gasperini ka qenë trajner i ekipit për shumë vite, ai ka ide të qarta se çfarë mungon për të bërë hovin cilësor. Për më tepër, e gjithë konkurrenca do të kalojë një moment ndryshimi: Juve, Milan dhe Napoli do të fillojnë me trajnerë të rinj, ndërkohë Interi ka kaluar nga të qenit kinez në amerikan. Atalanta nga ana tjetër, do të fillonte përsëri me gurë themeli të njohur dhe pas suksesit në Europë ka fituar vetëdije për mundësitë e veta”, tha Kapelo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy