Kapiteni Lorik Cana kandidat për postin e rëndësishëm, kërkesa vjen nga Zvicra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapiteni Lorik Cana kandidat për postin e rëndësishëm, kërkesa vjen nga Zvicra

Kapiteni Lorik Cana kandidat për postin e rëndësishëm, kërkesa vjen nga ZvicraLorik Cana mund të marrë një post të rëndësishëm në futboll. Sipas medias zvicerane “Le Matin”, ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë mund të emërohet drejtor sportiv i klubit të Lozanës.

Me largimin e Pablo Iglesiasit nga kjo detyrë javën e kaluar, futbollisti me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares së Shqipërisë shihet si kandidati kryesor për të marrë detyrën e drejtorit sportiv në klubin që kryeson kategorinë e dytë të futbollit në Zvicër.

Pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2016, Cana është licencuar si trajner, ndërkohë drejton dhe fondacionin “Lorik Cana 5”./panorama sport

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy