Klubi i Premier League ofertë për Brojën, kërkesë zyrtare te Chelsea

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Klubi i Premier League ofertë për Brojën, kërkesë zyrtare te Chelsea

Në verë priten shumë ndryshime te Chelsea. Blutë e Londrës janë gati për një revolucion të vërtetë, i cili do me siguri do përfshijë të gjtiha repartet. Një prej futbollistëve që mund të largohet është Armando Broja.

Sulmuesi shqiptar, pas shumë “shtegtimesh” në skuadra të ndryshme, mund t’i japë një herë e mirë “duart” Chelseat. Këta të fundit duan të shesin kartonin e lojtarit, në mënyrë që të arkëtojnë para.

Së fundmi, interesim për Brojën ka shfaqur Crystal Palace, klubi i Premier League ka vendosur në pjatë 20 milionë euro. Gjithsesi, Chelsea pretendon më shumë dhe assesi nuk pajtohet me këtë shifër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy