Koronavirusi mbyll sezonin e volejbollit në Shqipëri, ja kampionët për femrat dhe meshkujt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koronavirusi mbyll sezonin e volejbollit në Shqipëri, ja kampionët për femrat dhe meshkujt

Federata Shqiptare e Volejbollit ka marrë vendimin për të mbyllur sezonin 2019-2020 për shkak të pandemisë Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Federata ka bërë të ditur edhe fituesit për femra dhe meshkuj.

”Njoftim i rëndësishëm!

Në vijim të situatës së pandryshuar për shkak të COVID-19 e duke qenë se deri më sot eshte akoma në fuqi Urdhëri i MSHMS, Nr.326, Datë 15/05/2020, “Për kufizimin e aktiviteteve sportive në sallat e mbyllura”, si dhe në respekt të skadencës së vendosur nga Asambleja e 31-të e FSHV-së për datën 23 qershor 2020, Komiteti Ekzekutiv vendosi ta konsiderojë zyrtarisht të perfunduar sezonin sportiv 2019-2020 e duke u bazuar në klasifikimet, shpall fituesit për femra, meshkuj, U-21 e U-20 si më poshtë:

Advertisement

1. Mirdita, fitues tek femra A1;
2. Agritourism Huqi, fitues tek femra A2;
3. Erzeni, fitues tek meshkuj A1;
4. Skenderbeu, fitues tek U-20 (të reja);
5. Farka Volley, fitues tek U-21 (të rinj).

Duke iu referuar klasifikimeve në momentin e nderprerjes për kategoritë përkatëse, femra e meshkuj, Komiteti Ekzekutiv vendosi gjithashtu që ekipet fitues, së bashku me
ekipet e tjera, si edhe me fituesit e Kupës së Shqiperise do të kenë të drejten të
marrin pjesë në Kupat e Evropës, sipas rregullave dhe kuotave të percaktuara nga
CEV-i.

Ekipet të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në Kupat e Evropës, duhet të
shprehin interesin e tyre dhe të dorëzojnë e dokumentacionin e plotë pranë
Sekretariatit të FSHV-së brenda dates 15 korrik 2020.

Duke shpresuar që kjo situatë pandemie të mos perseritet më kurrë, ju urojmë shëndet e suksese në sezonin e ardhshëm!

Advertisement

Sekretariati i FSHV-së”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy