Kroacia kalon në çerekfinale/ Ballkanasit mposhtën Japoninë me penallti  

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kroacia kalon në çerekfinale/ Ballkanasit mposhtën Japoninë me penallti  

Kroacia ka arritur të rrëmbejë një biletë në çerekfinalen e kupës së Botës  pasi mundi Japoninë përmes llotarisë së 11 metërshave.

 

 

Japonezët  të cilët mposhtën Spanjën dhe cuan Gjermaninë në shtëpi donin të  vijoin të suprizonin përbllë nënkampionëve të Botës por nuk ia dolën.

Advertisement

 

 

Që në start të lojës japonezët u shfaqën menjëherë të rrezikshëm me  një   goditje me kokë e cila përfundojë  shumë pranë kuadratit të kroatëve.

 

Advertisement

 

Ndërkohë këta të fundit nga ana tjetër këcënuan portën japoneze me një shans të shkëlqyer, me Perisic që përfitoi  nga një gabim i Tomiyasu, por në fund edhe sulmuesi i Tottenham nuk e mbylli në mënyrën e duhur aksionin.

 

 

Advertisement

Megjithë aziatikët shfrytëzuan më së miri hapësirat që i lanë ballkanasit dhe me portën në dispozicion kaluan në avantazhg në minutën e 43 me anë të Maedas.Duke e mbyllur pjesën e parë në 1 me 0.

 

 

Me të filluar episodi tjetër Kroatët reaguan menjëherë duke rikthyer baraspeshën me anë të Perisic. Deri në fund të kohës së rregullt rezultati nuk ndryshojë dhe ndeshja shkoi në shtesa.

Advertisement

 

 

 

Aty ku fati i skuadrave ishte vetëm tek  penalltitë. Japonezët gabuan 3 penallti duke mbetur jashtë Botërorit.

Advertisement

 

 

Tashmë ballkanasit do të  presin të mësojnë kundërshtarin nga cifti Barazil –Kore e Jugut e cila do të luhet në orën 20.

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy