Sulmuesit shqiptarë duken se e kanë nisur të gjithë me këmbën e duhur këtë sezon të ri futbollistik.
Pas Dakut në Rusi, Uzunit në miqësore, Hoxhës në Conference league, tashmë edhe Kristjan Shpendi ka shënuar në ndeshjen e parë sezonale me Çezenën.
Shpendi ka realizuar golin e dytë për skuadrën e Çezenës përballë Veronës në kupën e Italisë.
Ky është goli i dytë i Shpendit në Kupë për këtë sezon pas atij të shënuar në datën 4 ndaj Padovës, po në Kupën e Italisë.
Advertisement