Kupa e Shqipërisë/ Këto janë tre ekipet e para gjysmëfinaliste

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kupa e Shqipërisë/ Këto janë tre ekipet e para gjysmëfinaliste

Kupa e Shqipërisë/ Këto janë tre ekipet e para gjysmëfinaliste

U luajtën sot ndeshjet e kthimit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në “Niko Dovana”, Teuta priste Vllaznisë pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë.

Shkodranët mbeten me 10 vetë në fillimin e pjesës së dytë dhe u mundën me shifrat 1-0. “Djemtë e Detit” kualifikohen në gjysmëfinale me rezultatin 3-2.

Tirana, e cila kishte fituar 5-1 në “Selman Stërmasi”, bëri një rotacion në formacionin e ekipit. Rezultati i ndeshjes përfundoi 1-1 me kryeqytetasit që kalojnë më tej.

Advertisement

Kukësi fiton dhe në ndeshjen e dytë me Apoloninë, pasi kishin triumfuar në Fier me shifrat 2-1. Verilindorët udhëheqin deri në 3-0, përpara se miqtë të ngushtojnë me Gjatën pas goditjes nga pika e bardhë e penalltisë.

Tashmë pritet vetëm çerekfinalistja e dytë, që do të dalë nga ndeshja Skënderbeu-Bylis.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy