Bëni Like Struga.info në Facebook


Lazio shkërrmoq Milanin, “arratiset” Napoli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lazio shkërrmoq Milanin, “arratiset” Napoli

Një super Lazio, shkërmoqi keq Milanin në duelin përmbyllës të javës së 19 të kampionatit Italian që u transmetua në Tring.

Rezultati 4 me 0 në favor të kryeqytetasve thotë më shumë se çdo gjë tjetër. Kuqezinjtë janë në krizë, jo vetëm për shkak të rezultateve që mungojnë, por edhe për shkak të një paraqitje të përgjithshme shumë të dobët.

 

Skuadra e Piolit në këtë fillim viti është kopja më e shëmtuar e mundshme e ekipit kampion të sezonit të kaluar, e tanimë me 12 pikë distancë nga Napoli kryesues, mbrojtja e titullit, është një mision thuajse i pamundur. Në Olimpico ndeshja nuk pati fare histori.

Advertisement

 

Vendasit që në start përmes një aksioni të shpejte nga e majta gjen rrugën e rrjetës me anë të yllit të tyre Sergej Milinkoviç Saviç. Milani përpiqet të reagojë, loja ka ekuilibër, por bardhekaltërit në tërësi janë më kompakte dhe shfrytëzojnë gabimet e Milanit në prapavijë për të dyfishuar në të 38 me anë të Xakanjit, në një aksion ku për Milanin gaboi Dest dhe pastaj edhe Tatarushanu.

 

Në fillimin e pjesës së dytë ishte Benaser që kërcënoi portën e Lacios fillimisht, e më pas Elseid Hysaj konfirmoi mbrëmjen e madhe si titullar duke shpëtuar një gol të sigurt nga këmbët e Rafael Leaos. Këto episode nuk mjaftuan që kuqezinjtë të riktheheshin në lojë.

Advertisement

 

Përkundrazi Lazio përmes qarkullimit të mirë të topit dhe pakujdesive totale të Milanit në prapavijë shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht pas një penalltie të shkaktuar nga Kalulu dhe të ekzekutuar saktë nga Luis Alberto, e pastaj në feste futet edhe Felipe Anderson.

 

Tanimë me Napolin e arratisur beteja do të jetë për zonën Champions, ku janë 5 ekipe për 3 vende të lira. Milani ka aktualisht 38 pikë, Inter-Roma e Lazio nga 37 ndërsa Atalanta 35.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy