Liverpool humbet derbin ndaj Everton, tani titulli edhe më larg

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Liverpool humbet derbin ndaj Everton, tani titulli edhe më larg

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Premier League. Liverpul u mund nga Everton në derbin e qytetit dhe tani e sheh veten gjithnjë e më larg luftës për titullin kampion.

Skuadra e Jurgen Klop pësoi një disfatë 2 me 0 në stadiumin “Gudison Park” të vlefshme për javën e 34 të kampionatit anglez. Humbja e rëndë e lë Liverpulin në vendin e dytë me 74 pikë, 3 më pak sesa Arsenali kryesues, por Mançester City që është i treti ka edhe dy ndeshje për të rikuperuar dhe mund ta spostojë ekipin e Klop në vendin e tretë. Derbi i Liverpulit edhe njëherë tjetër tregoi se përtej diferencave në organike, asnjëherë në fushë nuk ka favorit. Brenthueit në minutën e 27 kaloi në avantazh Evertonin para tifozëve të vet.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe rasteve që nuk munguan, Liverpuli nuk mundi të barazojë shifrat. Përkundrazi, të kuqtë morën edhe goditjen e dytë dhe finale në minutën e 58 me anë të Kalvert-Ljuin. Miqtë nuk mundën dot të rihapnin ndeshjen, duke u dorëzuar pa kushte në derbin e madhe të qytetit.

Evertoni mori tre pikë të arta që e larguan nga zona e rënies, ndërsa Liverpuli në pak javë rrëzon gjithë suksesin e sezonit, duke ia vështirësuar shumë vetes titullin. Ndërkohë në një tjetër ndeshje të javës së 34, Mançester United mundi Shefil Junaitid 4 me 2 duke blinduar vendin e gjashtë që të çon në Europa League. Edhe pse u gjend dy herë në disavantazh, ekipi vendas përmbysi gjithçka në pjesën e dytë me anë të Bruno Fernandes dhe Hojlund. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy