Luis Enrique i bindur: Do të kishim fituar edhe pa kartonin e kuq të Araujos

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Luis Enrique i bindur: Do të kishim fituar edhe pa kartonin e kuq të Araujos

Paris Saint Germain ka bërë përmbysje ndaj Barcelonës duke fituar ndeshjen e kthimit 1-4 dhe duke kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Parisienët u mposhtën në ndeshjen e parë me rezjltat 2-3, por pas fitores në Kataluni kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 6-4.

Luis Enrique e ka pranuar se ka qenë shumë e vështirë për të luaj ndaj Barcelonës, klub ku ka luajtur dhe ka qenë edhe trajner.

I pyetur më pas nëse kartoni i kuq ndaj Araujos e kishte kushtëzuar Barçën dhe ndeshjen, Luis Enrique tha se do të fitonin edhe me Araujon në fushë.

Advertisement

“Nuk e kam parë atë rast, por zakonisht nuk i gjykoj gjyqtarët. Përjashtimi është padyshim një faktor i rëndësishëm, por rezultati është i drejtë. Do të fitonim këtë sfidë edhe nëse nuk do të ishte kartoni i kuq për Araujon”, përfundoi tekniku spanjoll.

Në gjysmëfinale, Enrique me PSG-në e tij do të përballen me gjigantin gjerman, Borussia Dortmund. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy