Manchester United përshëndet me Paul Pogba; francezi drejt Juventusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manchester United përshëndet me Paul Pogba; francezi drejt Juventusit

Mungonte vetem konfirmimi zyrtar qe tashmë ka ardhur. Paul Pogba largohet nga United .

Klubi i Mançesterit e ka përshëndetur yllin francez në Tëitter me një falenderim të thjeshtë, ndërsa në faqen e klubit gjendet deklarata që kujton historinë mes mesfushorit francez dhe Djajve të Kuq .

Advertisement

“Klubi njofton se Paul Pogba do të largohet nga Manchester United në fund të qershorit , kur i skadon kontrata. Ai ka qenë me ne për një kohë të gjatë, pasi kishte filluar në Akademi, duke ardhur nga Le Havre kur ishte ende gjashtëmbëdhjetë vjeç.”

Pasi kujton karrierën e gjatë dhe fitoret e “Oktapodit”, deklarata përfundon:

Advertisement

“Të gjithë në klub duan të urojnë Pogban për karrierën e tij të suksesshme dhe për gjithçka që i ka dhënë United”.

Me gjasë karriera e tij e re do të rigjeje një tjetër ish-klub, bëhet fjalë për Juventus teksa bisedimet mes palëve kanë nisur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy