Milan i papërmbajtshëm, largimi i Rebiç i hap rrugë zyrtarizimit të mesfushorit Musah

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Milan i papërmbajtshëm, largimi i Rebiç i hap rrugë zyrtarizimit të mesfushorit Musah

Milan është i pandalshëm në merkato.

 

Yunus Musah është emër i ri që pritet ti bashkohet kuqezinjve.

 

Advertisement

Shitja e Ante Rebic te Besiktas duket se ka zhbllokuar përfundimisht negociatat për mesfushorin amerikan: detajet e fundit ende mungojnë, por takimi i radhës mes kuqezinjve dhe drejtuesve të Valencias duhet të jetë vendimtar në mbylljen e marrëveshjes.

 

Tashmë në fillim të javës së ardhshme, 20 vjecari i cili ka nënshtetësi italiane, i rritur në Castelfranco Veneto, mund të jetë në Milano për vizita dhe nënshkrimin e kontratës.

 

Advertisement

Musah, eshte pse i ri, ka 27 paraqitje për ekipin kombëtar amerikan. Ai u rrit në ekipin e të rinjve të Arsenalit dhe më pas zbarkoi në La Liga në vitin 2020. Në tre sezone në Valencia ai grumbulloi 108 paraqitje dhe 5 gola.

 

Ndërkohe mund të konsiderohet e mbyllur cështja e transferimit  në Turqi të Rebiçit , tashmë jashtë projektit teknik dhe as i thirrur për turneun në Shtetet e Bashkuara nga Pioli: kroati duhet të spostohet në Stamboll përf të luajtur me Beshiktash pas 4 sezonesh dhe 29 gola në 123 ndeshje tek Milan.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy