Mourinho zbulon tradhtarin te Roma, mnesazhi që i la në dhomat e zhveshjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mourinho zbulon tradhtarin te Roma, mnesazhi që i la në dhomat e zhveshjes

Jose Mourinho është larguar nga Roma shumë i pakënaqur, pasi nuk e priste kurrë që ta shkarkonin në mes të sezonit.

Për këtë largim, ai ka fajësuar drejtuesit, por edhe lojtarët e skuadrës. Kjo kuptohet edhe më mirë nga një gjest që ai ka bërë në ditën kur i është komunikuar shkarkimi nga detyra.

“Il Messaggero” ka zbuluar se Mourinho ka shkuar në dhomat e zhveshjeve të skuadrës dhe ka lënë mbi dollapin e kapitenit Pelegrini një unazë të veçantë që ia kishte dhuruar skuadra pas fitores së Ligës së Konferencës në Tiranë, një moment historik për klubin dhe për vetë trajnerin portugez.

Në këtë mënyrë, trajneri akuzonte skuadrën se nuk e kishin mbështetur dhe se kishin qenë dakord me ndërrimin në pankinë. Jo vetëm kaq, por përkrah ai ka lënë edhe një foto të tijën me një shkrim të qartë. “Ma ktheni kur të bëheni burra”, ishte mesazhi që Mourinho linte për lojtarët e klubit italian.

Advertisement

Këta të fundit kanë mbetur shumë të çuditur dhe gazeta italiane bën të ditur se Pelegrini e ka telefonuar menjëherë pasi ka gjetur unazën e Murinjos, Ai ka kërkuar shpjegime për këtë veprim të trajnerit dhe i ka bërë të qartë se nga ana e tij dhe lojtarëve nuk kishte pasur asnjë lloj ndikimi në vendimmarrjen e klubit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy