Ndikimi i Covid-19 te Liverpool, Klopp: Të paguajmë biletat e sezonit, vitin tjetër mund të mos shesim asnjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndikimi i Covid-19 te Liverpool, Klopp: Të paguajmë biletat e sezonit, vitin tjetër mund të mos shesim asnjë

Jurgen Klopp i ka përshkruar Timo Werner dhe Kai Havertz si lojtarë të “shkëlqyer”, pavarësisht se duket i vendosur që të mos nënshkruaj kontratë me dy të talentuarit këtë verë.

Ylli i RB Leipzig, Werner, u tha se ishte shumë i lidhur me një transferim në Anfield, por tani duket se Chelsea është favorite për të nënshkruar, pasi thuhet se janë pajtuar që të paguajnë klauzolën e tij të lirimit – diçka që Liverpool nuk ishte i gatshëm të bënte.

Nga ana tjetër edhe Havertz, një tjetër yll në rritje në Bundesliga, ka tërhequr vëmendjen e Liverpool-it, por tani thuhet se Bayen Munich do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Advertisement

Teksa Klopp thuri lëvdata ndaj bashkatdhetarëve të tij, ai bëri edhe një thirrje për durim nga tifozët e Liverpool, mes disa paqartësive që pandemia Covid-19 i ka sjellë futbollit.

“Ka shumë lojtarë të mirë ky planet. Timo Werner dhe Kai Havertz janë lojtarë të shkëlqyer”, tha ai për “Sky Germany”.

“Për momentin, të gjitha klubet po humbasin para. Pa tifozë në fushë, ne duhet që të paguajmë biletat e sezonit dhe ndoshta nuk mund të shesim asnjë vitin e ardhshëm. Të paktën 10 apo 15 ndeshjet e para. Zonat VIP nuk do të funksionojnë dhe biletat nuk do të shiten. Kjo do të ketë një ndikim te partnerët e tjerë dhe gjërat do të duken pak më ndryshe”, tha Klopp.

“Duke diskutuar me lojtarët për gjëra të tilla si heqje pagash dhe nga ana tjetër blerja e një lojtari për 50-60 milionë dollarë, duhet ta shpjegojmë”, shtoi ai.

Advertisement

Ndërsa Chelsea duket si favorite për të marrë Werner, klauzola e lirimit të tij nuk është akoma zgjidhur, sipas drejtorit menaxhues të RB Leipzing, Oliver Mintzlaff.

Ky i fundit e pranoi se, “Werner është në ‘sediljen e shoferit’ në lidhje me një lëvizje të mundshme”, por gjithashtu insiston se ka ende shumë për të bërë para një veprimi përfundimtar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy