Nga Milano në Mançester….. drejt finales së Stambollit!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga Milano në Mançester….. drejt finales së Stambollit!

Sot në orën 21:00, merr jetë akti i dytë dhe vendimtar i derbit të Milanos në “UEFA Champions League”! “La Scala” e futbollit shëndrohet në arenën e derbit Inter – Milan. Nuk është thjesht beteja për qytetin, është përballja për fronin e kontinentit. Interi me nje këmbë në finalen e Stambollit. Milanit i duhet të bëj mrekulli për tu kualifikuar. Kuqezinjtë do të luftojnë deri në frymëmarrjen e fundit përballë rivalit historik, në një gjysmëfinale madhështore. Ndiqni supersfidën live dhe ekskluzivisht në “Tring Sport 1 HD”.

Nesër në orën 21:00 shpallet skuadra e dytë finaliste e “UEFA Champions League”! Manchester City kundër mbretit të padiskutueshëm të kontinentit, Real Madrid. Superfuqitë përballen në aktin vendimtar për një biletë drejt Stambollit. Në një atmosferë të ngrohtë në “Etihad Stadium”, të dyja ekipet kanë një histori të pasur në arenën e futbollit dhe janë të vendosura për të shkuar përpara në rrugën drejt finales së madhe. Ndeshja pritet të jetë një përplasje e fortë dhe me shumë tension mes dy stileve te ndryshme të lojës. Dramatika fillon që në fillim të ndeshjes, me dy skuadra që luftojnë me ngulm për të marrë kontrollin e lojës. Përplasja e taktikave dhe shkatërrimi i strategjive do të sjellë emocione të forta për tifozët në stadium dhe për shikuesit në të gjithë botën. Ndiqni ndeshjen live dhe ekskluzivisht në “Tring Sport 1 HD”!

 

Ndiq të gjitha ndeshjet e kampionëve të tu dhe brohoriti si nga tribuna.

Advertisement

Shijo filma premierë dhe programe për të gjithë familjen!

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy