“Nuk më tregon ti mua…”, u tregua arrogant, boksieri britanik tregon se çfarë i tha Marku pas ndeshjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk më tregon ti mua…”, u tregua arrogant, boksieri britanik tregon se çfarë i tha Marku pas ndeshjes

Boksieri shqiptar Florian Marku i zhgënjeu të gjithë të pranishmit të “O2 Arena” pasi u mposht nga boksieri britanik Kris Kongo.

Pavarësisht se kjo ishte humbja e parë për Markun, la shije të hidhur te publiku, pasi të gjithë ishin të përgatitur për fitore, referuar edhe deklaratave të bëra nga vetë Marku para ndeshjes.

Vetë boksioeri shqiptar refuzoi të fliste pas ndeshjes, por ai britanik ka treguar se Marku ishte mjaft arrogant në komunikim, edhe pasi ishte mposhtur.

Ai shpjegoi se pas vendimit, kishte shkuar t’i fliste Markut, për t’i kujtuar se edhe ai vinte te ky duel pas një humbje dhe që atëherë kishte punuar në palestër.

Advertisement

“Shkova t’i flisja. i thashë ‘duel i mirë, vazhdo në palestër’. Por ai m’u kthye dhe më tha ‘mos më trego mua çfarë të bëj’. Nuk e kuptova pse, sepse i fola për sportivitet. Ajo është gjëja që bëra unë për t’u kthyer nga një humbje. Por duket ai nuk e priti mirë”, tha Kongo pas duelit për bashkëbisedimin me boksierin shqiptar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy