Pamje të rënda/ ‘Përgjaket’ ndeshja në Turqi, tifozi sulmon portierin me shkopin e flamurit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ndeshje futbolli është përgjakur në Turqi pasi një tifoz vendas sulmoi portierin e njërës prej skudrave ndërsa edhe tifozët janë përplasur mes tyre.

 

 

Ndeshja derbi midis rivalëve Göztepe dhe Altay të Turqisë të dielën, u anulua 25 minuta pas pjesës së parë.

Advertisement

 

 

 

Loja u ndërpre pasi tifozët kishin nisur përplasjet në tribunë, ndërsa duke përfituar nga rrëmuja, njëri prej tyre hyri në fushë dhe iu sul portierit.

Advertisement

 

 

Portieri 29 vjeçar,  u godit dy herë, në shpinë dhe në kokë ndërsa iu shmang me vështirësi sulmit derisa sigurimi dhe lojtarët e tjerë ndaluan tifozin.

 

Advertisement

 

29-vjeçari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore pasi kishte marrë një plagë në kokë dhe dëmtime në shpinë.

 

 

Advertisement

Ambulancat kanë qenë të shumta në stadiumin me kapacitet 25 mijë tifozë pasi të lënduar kanë mbetur edhe persona të tjerë që u konfliktuan mes tyre.

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy