
Partizani u shpall kampion i Shqipërisë pasi mundi në duelin e fundit Teutën 2 me 0. Ndonëse Tirana mundi 2 me 1 Erzenin në transfertë duke e mbyllur Superioren me pikë të barabarta me të kuqtë, këta të fundit fituan titullin për shkak të rezultateve më të mira në ndeshjet direkte. Në këtë mënyrë Partizani fitoi titullin e 17 në histori.
Golat e suksesit ndaj Teutës në ndeshjen e fundit në fushën e vet për të kuqtë u shënuan nga Rrapaj, nga një në secilën pjesë.
Advertisement