
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar paraditen e së martës seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Polonisë.
Ndryshe nga nje dite me pare, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët të cilët janë stërvitur normalisht për më shumë se një orë.
Për momentin nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike.
Skuadra do të zhvillojë edhe një tjetër seancë stërvitore pasditen e kesaj te marte, me stafin teknik që ka mundësi të njohë sa më mirë lojtarët dhe të përgatitet siç duhet për sfidën e parë zyrtare.
Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë më 27 mars në Varshavë ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit te vlefshme per grupin E, cka do te jete edhe deputetimi i trajnerit Silvinjo ne krye te kuqezinjve.