Publikuan fotot e vdekjes së Kobe Bryant dhe vajzës së tij; familja e yllit të NBA merr 30 milionë dollarë dëmshpërblim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Publikuan fotot e vdekjes së Kobe Bryant dhe vajzës së tij; familja e yllit të NBA merr 30 milionë dollarë dëmshpërblim

Për fotot tronditëse të vdekjes së Kobe Bryant, autoritetet lokale te Los Angeles  pranuan ti paguajne Vanessa Bryant dhe tre vajzave të saj afro 30 milionë dollarë.

 

Marrëveshja zgjidh çështjet gjyqësore mbi pretendimet e mundshme në lidhje me ndarjen e fotografive te tmerrshme nga rrëzimi i helikopterit të janarit 2020, në të cilin ylli i basketbollit dhe një nga vajzat e tij vdiqën, së bashku me shtatë persona te tjere.

 

Advertisement

Marrëveshja, sipas The New York Times, përfshin 15 milionë dollarë që një juri i dha Vanessa Bryant në gusht 2022.

 

Fotot shokuese u shpërndanë privatisht nga disa policë dhe zjarrfikës të qarkut.

 

Advertisement

“Sot shënohet kulmi i betejës së guximshme të zonjës Vanessa Bryant për të kërkuar llogari nga ata që janë përfshirë në këtë sjellje te turpshme”, tha avokati i gruas se Kobe, Luis Li, në një deklaratë.

 

“Ajo luftoi për burrin e saj, vajzën e saj dhe të gjithë në komunitet, familja e të cilëve u trajtua me të njëjtën mungesë respekti. Shpresojmë që fitorja e saj në gjyq dhe kjo zgjidhje do t’i japë fund kësaj praktike.”

 

Advertisement

Aksidenti që çoi në vdekjen e Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna ndodhi më 26 janar 2020, kur një helikopter privat i marrë me qira nga ai u rrëzua në kodrat e Calabasas, Kaliforni.

 

Përplasja mori jetën e nëntë pasagjerëve të helikopterit, përfshirë Kobe dhe vajzën e tij Gianna, të cilët po udhëtonin për në një lojë basketbolli.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy