Rashica kthen Skënderbeun në shtëpi nga transferta e Kukësit me 3 pikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rashica kthen Skënderbeun në shtëpi nga transferta e Kukësit me 3 pikë

Dy golat e kosovarit shënuar në secilën pjesë kanë bërë atë që Skënderbeu me këtë fitore të rikthejë qetësinë që pas humbjes së një jave më parë në shtëpi me Teutën ndërlikoi jo pak situatën e këtij ekipi.

Në transfertën me veriorët, korçarët kanë dominuar në pjesën më të madhe të ndeshjes, kjo edhe për atë sepse skuadra ja ka dalë për të ruajtur ekuilibrat në të dy fazat e lojës.
Kjo edhe për meritë të lojtareve te mesfushës që ja kane dalë të ndërtojnë gjithë ofensivën në fazën sulmuese.

Rashica padyshim ka qënë lojtari i ndeshjes, sa për golat e realizuar aq edhe për atë se gjatë gjithë ndeshjes ka qënë pika referuese e sulmit korçar.

Me 3 pikat e transfertës veriore, korçarët kanë 44 pikë, dy pikë më pak se Tirana e vendit të 4 e 7 pikë më tepër se Teuta e vendit të 8 në renditje./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy