Rikthehet Champions League, duelet spektakolare në platformën Tring

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehet Champions League, duelet spektakolare në platformën Tring

Mesjava rikthen në Tring emocionet e uefa champions league, kompeticionit më spektakolar të klubeve në Europë. Shorti rezervoi përplasje të jashtëzakonshme, një finale të parakohshme sikurse real Madrid vs Manchester City, të cilat do ti mbajnë të apasionuarit pas futbollit të gozhduar pas ekranit.

Në 10 vitet e fundit këto dy klube janë ndeshur plot 10 herë, në fazë grupesh në sezonin 20122013, në fazën e 1/8 në 2020 ku kaluan anglezet, dhe tre herë në gjysmëfinale, teksa në 2016 kaloi reali, në 2022 sërish madrilenet dhe në 2023 Manchester City. Anglezet janë kampion në fuqi të kontinentit dhe mbeten skuadra me spektakolar sipas filofofizsë së pep guardioles, që suksesi duhet të vi duke dominuar kundërshtarin.

Me kampionatin që nuk është në dorën e tyre, mbrojtja e e trofeut fituar vjet në stamboll është prioritet kryesor tashmë për qytetaret. Reali nga ana tjeter, rekordmen Europe është shumë më I qetë për shkak të diferences që ka në la liga me rivalet ndjekesi, ndaj të gjitha baterite dhe ekspertiencen natyrisht do ta vendose në dispozicion të championsit duke tentuar të marrë maksimumin nga ndeshja e parë që do të luhet ne bernabeu të martën.

Një tjeter duel I madh I të martës është sfida anglo-gjermane Arsenal-Bayern. Freskia dhe oresi I djemve të talentuar të skuadrës londineze të cilët udheheqin në mënyrë te pabesueshmne kampionatin anglez, përball eksperiencës se gjermaneve të cilët për të shpëtuar një sezon plot probleme kanë nevoje të kenë sukses në Europe.

Advertisement

Të mërkurën është radha e një tjeter përplasje të bukur, edhe ajo me tradite vitet e fundit në champions, mes PSG dhe Barcelona. Pavarësisht se dy klubeve I kanë ikur yjet e medhenj të së kaluaerës së afërt, sërish Mbape me shokë nga njeri krah dhe miksi I talentit te Jamal dhe eksperiences së Levandovskit nga ana tjetër garantojne shumë emocione. Më e ekuilibruar sfida tjeter e të mërkurës mes Dortmund dhe atletiko Madrid ndonëse spanjollet pasi eleminuan Interin kanë një oreks të shtuar tashmë./Vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy