Rikthehet Champions League/ Përballje spektakolare në fazën e grupeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit europian Uefa Champions League starton sot me fazën e grupeve, për të përjetuar të tjera emocione të jashtëzakonshme. Kjo e martë rezervon 8 takime interesante.

 

Të parët që zbresin në fushë janë Çelsi dhe Dinamos Zagreb në orën 18.30. Blutë e Londrës synojnë ta nisin me fitore. Megjithatë vëmendja e sportëdashësve me siguri do të jetë e përqendruar edhe në përballjet e mbrëmjes orën 21.00 PSG- Juventus ,Salzburg- Milan si dhe Sevillia-Manchester City. Interesante do të jetë dhe përballja e kampionëve në fuqi, Real Madrid të cilët do të udhëtojnë drejt Glasgoë për ndeshjen ndaj Celtic.

 

Advertisement

Të gjitha ekipet do të luftojnë fortë për të triumfuar në fund. Në këtë javë të parë të Champion nuk do të mungojnë përballjet e mëdha siç do të jetë ajo e ditës së dytë, ku Inter i Inzagit do të pres në “San Siro” Bayern Mynih, ndërsa Napoli do të ndeshet me Liverpool. Duele të zjarrta dhe surpriza do të na shoqërojnë gjatë gjithë vitit. Faza e grupeve e sezonit 2022/2023 do të mbyllet në fillim të nëntorit .Ndërsa finalja e madhe do të luhet më 10 qershor 2023 në Stamboll.

 

Të gjitha emocionet e ndeshjeve do të keni mundësi ti përjetoni ekskluzivisht në platformën Tring.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy