Ronaldo del nga karantina, para se të hyjë në fushë një test për koronavirusin (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ronaldo del nga karantina, para se të hyjë në fushë një test për koronavirusin (VIDEO)

Ronaldo del nga karantina, para se të hyjë në fushë një test për koronavirusin (VIDEO)Juventusi takohet përsëri me Cristiano Ronaldon. Kampioni portugez u kthye në “Continassa” pas një mungese 72-ditore. 14 ditët e tij të fundit, në të vërtetë, janë shpenzuar në izolim, në vilën e tij në Torino, ku u karantinua sipas rregullave, direkt pas kthimit nga Madeira. Këtë mëngjes, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” kaloi portat e qendrës sportive të Juventusit në bordin e “Jeep Grand Cherokee” të tij.

Sulmuesi do t’iu nënshtrohet sot disa provave fizike, ndërsa ka bërë edhe tamponin. Ai rifilloi punën në fushë, nën shikimin e vëmendshëm të Maurizio Sarri, i cili ka drejtuar stërvitjet e lojtarëve bardhezinj në grupe të vogla, që nga dita e djeshme.

Portugezi do të kryejë stërvitje individuale si fillim, pastaj në grupe të vogla. Mbi gjithçka, tek ai ekziston dëshira e madhe për t’iu rikthyer edhe ndeshjeve me Juventusin.

Cristiano Ronaldo è da poco arrivato alla Continassa ? [@romeoagresti] pic.twitter.com/ni3qivTsT8

Advertisement

— Goal Italia (@GoalItalia) May 19, 2020

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy