Rrëfimi i futbollistit/ Një femër që e çorodit lojtarin e Tiranës sa herë hyn në fushë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëfimi i futbollistit/ Një femër që e çorodit lojtarin e Tiranës sa herë hyn në fushë

Me 10 golat e shënuar, Idi Batha është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të kësaj ecurie triumfatore të bardhebluve. Fitorja e së dielës ndaj Luftëtarit, përveçse i afroi më tepër tek objektivi bardheblutë, solli edhe zyrtarizimin e rënies nga kategoria të Luftëtarit dhe për këtë kontribuoi edhe gjirokastriti i Tiranës, Idi Batha.

“Nuk më vjen mirë që Gjirokastra ndodhet në këto pozita që është e ndjek këtë ekip dhe e dua shumë si qytet Gjirokastrën, por nuk është se kam ndonjë ndjesi të veçantë të them të drejtën pasi në fund të fundit jemi profesionistë dhe dikush duhet ta bëjë këtë punë”, u shpreh Batha.

I pyetur nga Top Channel për ndeshjen me Bylisin dhe atë me Gjirokastrën, të cilët duket se ia shtruan rrugën Tiranës për titullin, bata thotë: “Nuk janë këto dy ndeshje që tregojnë formën e Tiranës janë pothuajse një kampionat i gjithi që Tirana tregon që është më lart se të tjerët”.

Batha e ka filluar karrierën si futbollist me fëmijët e Partizanit më pas ka kaluar tek Tirana deri tek të rinjtë, për të kaluar tek ekipi i parë i të kuqve dhe tani sërish tek Tirana. Por ka një skuadër për të cilën bën tifo Idriz Batha.

Advertisement

“Më pëlqen të luaj futboll në radhë të parë pastaj ekipi si të thuash sa më i mirë të jetë aq më mirë për mua, pasioni për ngjyrat mendoj se ka qenë kur isha më i ri dhe më i vogël ndërsa tani është pasioni më tepër për të mbajtur familjen time dhe për t’u kënaqur vetë. Tani nuk i shikoj më ngjyrat të jem i sinqertë”.

Mes golave të shumtë që ka shënuar dhe se kë do të veçonte më tepër, Batha kujton janë dy faktikisht, goli i parë që shënova në stadiumin e ri në derbi kundër Partizanit me kokë, sepse ishte ndeshja e parë e dy ekipeve shqiptare që luanin në “Air Albania”, ishte një emocion i veçantë, por sigurisht edhe goli me faull kundër Kukësit që mendoj se ka bërë kthesën e ekipit që është deri këtu tani”.

Batha dëshiron të vazhdojë te Tirana, por për ndonjë ofertë të mirë nga jashtë Shqipërisë do e tundonte. Ndërsa lidhur me sezonin e shkëlqyer me ekipin dhe sezonin personal, Batha thotë se “këtë sezon ia dedikoj të gjithë suksesin gocës sime, ajo ka qenë motivimi im kryesorë dhe çdo ndeshje mendoj atë dhe futem në fushë”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy