Sherif Kallaku protagonist në Rumani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sherif Kallaku protagonist në Rumani

Sherif Kallaku bëhet protagonist në fitoren e Sepsi Sf. Gheorghe në transfertë 1-2 përballë Botosanit, sfidë e vlefshme për javën e 28-të në Liga 1 të Rumanisë.

Ishte minuta e 31-të kur Kallaku goditi menjëherë topin e rikthyer nga traversa. Gjuajtja e 25-vjeçarit nga Fushë Kruja u kthye në asist për kroatin Debeljuh.

Ky i fundit e devijoi topin në rrjetë, duke kaluar në avantazh të dyfishtë Sepsin. Vendasit shënuan një gol në fraksionin e dytë të takimit, por pa arritur të evitonin humbjen.

Ky ishte asisti i parë sezonal për mesfushorin e avancuar, i cili numëron 4 gola të shënuar në kampionatin rumun. Ish-lojtari i Kombëtares (7 ndeshje me kuqezinjtë) u transferua gjatë verës së kaluar te Sepsi, ekip me të cilin ka zhvilluar 17 ndeshje deri tani.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy