Shqipëria bën histori në mundje, Dudaev kampion europe, nesër finalja edhe e Abakarov

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria bën histori në mundje, Dudaev kampion europe, nesër finalja edhe e Abakarov

Mundja shqiptare ka arritur një rezultat historik në kampionatin europian të mundjes që po mbahet në Rumani.

Islam Dudaev u shpall kampion europe në stilin e lirë, pesha deri në 65 kg. Rusi i naturalizuar si shqiptar mundi në finale me rezultatin 2 me 1 rivalin e tij Rashidov. Sukses i jashtëzakonshëm për Islam Dudaev i cili është sportist i ekipit të Tiranës në vendin tonë.

Mirëpo sukseset e Shqipërisë në këtë europian mund të thellohen duke qenë se të dielën do tentojë të shpallet kampion europe edhe Zelimkan Abakarov.

Ai  ka siguruar kualifikimin për në finalet e këtij kompeticioni të rëndësishëm pasi mundi në gjysmëfinale, pastër 10 me 0 rivalin gjerman Niklas Stekele. Në këtë mënyrë Abakarov, ka siguar të paktën medaljen e argjendë, edhe pse synimi i tij të dielen në finale është të shpallet kampion europe./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy