Shqipëria e nis Ligën e Kombeve kundër Islandës, toka nordike “tabu” për kuqezinjtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria e nis Ligën e Kombeve kundër Islandës, toka nordike “tabu” për kuqezinjtë

Shqiperia nis sonte në 20-45 mbrëmje rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve, ku bën pjesë në grupin 2 të Ligës B.

Kuqezinjte  do të zbresin në fushën e lojës në duelin e parë në transferte kundër Islandës.

Një ndeshje e rëndësishme ajo ne Rejkjavik, me shpresen se një start I mbarë mund ta ndihmojë kombëtaren tone të rënditet e para në fund të këtij kompeticioni, ku ka rivale Islandën dhe Izraelin pasi Rusia u pezullua.

Trajneri iEdi Reja ka probleme sa I takon fazës offensive sepse Uzuni dhe Armando Broja nuk janë të gatshëm për këtë duel.  Ndaj sulmi do ti besohet me gjasë dyshes Cikalleshi dhe Seferi.

Advertisement

Porta me Berishën dhe mbrojtja me Ismajlin, Kumbullen dhe Gjimshitin do të mbështetet edhe nga dy lojtarët e krahut Balliu dhe Hysaj.

Në mesfushë do të luajnë Cekici, Gjasula dhe Abrashi. Kundër Islandes, kuqezinjtë kanë luajtur 7 herë nga të cilat 4 fitore I takon nordikeve dhe 3 suksese përfaqësueses sonë. Megjithate transferta islandeze mbetet tabu per Shqiperine e cila nuk ka fituar asnjehere ne token nordike.

Aktualisht në grupin tonë te Liges se Kombeve është luajtur vetëm dueli Izrael-Islande që përfundoi 1 me 1.

Pas kësaj ndeshje, në datë 10 qershor Shqiperia do të presë në shtëpi Izraelin ndërsa në 13 qershor do të luajmë një ndeshje miqësore kundër Estonisë.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy