Sistemi VAR “dikton” javën e 12 të Superiores

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sistemi VAR “dikton” javën e 12 të Superiores

Java e 12 e superiores, ende e pambyllur për shkak se duhet të luhet ndeshja kryesore Partizani-Vllaznia është dominuar deri më tani nga barazimet dhe polemikat mbi sistemin VAR.  Keto të fundit ishin veçanërisht të pranishme në duelin e vetëm që pati fitues, atë të luajtur në “Arenen e Demave” në kryeqytet mes Erzenit dhe Egnatias. Rrogozhinasit fituan sërish duke konfirmuar liderdshipin në kampionat me 26 pikë, për momentin të vetëm në pritje të rezultatit të Partizanit. Goli I vetëm I suksesit të rrogozhinasve u shënua nga Zejnullai, mirëpo gjyqtarja nga Elbasani, Emanuela Rusta pati jo pak punë me VAR-in. E para sepse videomonitori, për një karton të kuq që më pas iu dha Fangajt nuk punonte, dhe loja u ndal për minuta të tëra. Dhe e dyta, sepse në fund, në shtese shijakasit kërkuan penallti për prekje të topit me dorë në zonën kundërshtare, por gjyqtarja nuk dha penallti.

Polemika edhe në Korce, ku Skenderbeu barazoi me Tiranën 1 me 1 në një ndeshje ku të zotët e shtëpisë luajtën realisht shumë mirë, ndoshta meritonin më shumë, por në fund u detyruan të ndanin nga një pikë me bardheblute.  Vendasit kaluan ne avantazh përmes një penalltie të kontestuar nga Tirana që u kthye ne gol nga Nikaj, pastaj kryeqytetasit barazuan me anë të Kainës në minutën e shtese të pjesës së parë, dhe në minute e  80 rrëzimi i Rashices në zonën mike solli protesta për një penallti nga korcaret, por gjyqtari Cjapi vijoi lojen. Tirana humbet sërish terren ndaj kreut duke qënë tanime 8 pikë larg.

Në Durrës, Teuta u befasua vetëm në frymën e fundit nga Laçi. Bregdetaret kishin kaluar në avantazh me Dacin në fundin e pjesës së parë, mirëpo në minutën e 93 Myrta shënoi për kurbinasit, duke bërë që Teuta të vazhdojë të jetë në vendin e fundit bashkë me Dinamon. Këta të fundit nuk shkuan më shumë se barazimi 0 me 0 në Kukës ndaj skuadrës vendase.

Te henen eshte radha e Partizanit qe luan ne shtepine e vet ndaj Vllaznise. Nje duel klasik I futbollit shqiptar me “demat e kuq” te cilet ne rast fitoreje do te barazoheshin me pike me Egnatian kryesuese.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy