SKANDALOZE: Tirana hap portën përballë Bylisit, bardheblutë tolerojnë ndeshjen në pjesën e dytë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SKANDALOZE: Tirana hap portën përballë Bylisit, bardheblutë tolerojnë ndeshjen në pjesën e dytë

Ka përfunduar pak minuta më parë gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Bylist dhe Tiranës.

Sfida e parë e zhvilluar Ballsh, u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të vendaseve.

Por, ajo që ra në sy gjatë 90 minutave ishtë mënyra e turpshme se si u zhvillua ky takim, i cili ishte dukshëm si i paracaktuar.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shifrat 0-1 në favor të bardhebluve me autor të golit Edon Hasanin.

Advertisement

Ndërsa, 45 minutat e dyta ishin një skandal më vete dhe aspak dinjitoze për imazhin e futbollit shqiptar, që dha dhe njëherë tjetër një shembull skandaloz.

Tirana hapi në mënyrë flagrante portën, duke qenë inekzistente gjatë gjithë pjesës së dytë.

Mjafton të shohësh golat e shënuar nga Bylisi dhe kupton fare qartë që këtu nuk flitet më për futboll, por për një ndeshje të toleruar haptazi nga Tirana.

Arsyeja? Me sa duket Tirana ka toleruar në Kypë, në mënyrë që Bylisi ti lere ndeshjen e kampionatit. (TemA)

Advertisement

Goli i dyte i shenuar nga Murataj

Goli i shenuar nga Murataj

Goli i shenuar nga Hasani

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy