Skaneri i Lilës: Tirana rrezikon “Final Four”, Partizani nuk bind në ndeshjet e mëdha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skaneri i Lilës: Tirana rrezikon “Final Four”, Partizani nuk bind në ndeshjet e mëdha

Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Andi Lila i ftuar në “Sudio Sport” të moderatores Vilma Masha në Vizion Plus, ka kaluar në skaner javën e 22-të të Superligës.

Duke analizuar ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit e mbyllur në barazim 1-1, Lila tha se në ndeshje të mëdha Partizani nuk është në lartësinë e duhur.

Sipas tij trajnerit Orges Shehi i duhet edhe pak kohë në krye të Partizanit për të treguar vlerat.

Partizani mori një pikë, kurse Egnatia meritonte diçka më shumë. Në sfida të mëdha Partizani nuk ëhstë në lartësinë e duhur. Trajnerit Shei i duhet akoma kohë në krye të Partizanit”, tha Lila.

Advertisement

Sa i përket Tiranës, Lila tha se bardheblurtë rrezikojnë vendin ekatërt, pasi ndjekësit po afrohen me nxitim.

Tirana nuk do ta ketë të lehtë në “Final Four”. Ndjekësit po i afrohen shumë, dhe kjo tregon që Tirana rrezikon”, u shpreh Lila.

/Vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy