Skënderbeu: E mundim Dinamon! Gvozdenovic dhe Nikaj të bindur për kthesen ndaj bluve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skënderbeu: E mundim Dinamon! Gvozdenovic dhe Nikaj të bindur për kthesen ndaj bluve

Përballja në fundjavë kundër Dinamos është sa e vështirë aq edhe delikate për Skënderbeun. Korçarët kanë 4 javë që nuk fitojnë në superiore, e për këtë arsye trajnerit kroat Gvozdenoviç në përballjen me blutë nuk sheh rezultat tjetër përveç fitores.

“Ne kemi shumë respekt për Dinamon. Është ndeshje e rëndësishme, ndeshje e vështirë, por ne shikojme pozitivisht. Do të marrim fitoren sepse kemi nevoje për pikë”, tha trajneri.

Sulmuesin kryesor Ardit Nikaj nuk e sheh Skënderbeun në krizë, përkundrazi ai është i bindur se përpara tifozëve korçarë, skuadra do të kthehet tek tre pikët.

“Ndoshta në leter duket sikur do të hyjme në krizë, por asgjë nuk mbaron këtu edhe nëse ndodh që ne humbasim. Por besimin e kemi të madh me fitu dhe besoj se kjo do të ndodhë kundër Dinamos”, tha Nikaj.

Advertisement

Kundër bluve, korçarët nuk do të kenë në dispozicion dy lojtarë të rëndësishëm si Ramos dhe Rabiu. Përballja Skënderbeu – Dinamo luhet në Korçë të shtunën në orën 17:00./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy