Sonte në Tring/ Liverpool gati të presë biletën për në finale, Villareal tenton mrekullinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sonte në Tring/ Liverpool gati të presë biletën për në finale, Villareal tenton mrekullinë

Uefa Champions League përcakton sonte skuadrën e parë finaliste që do të presë një bilete për në duelin e madh të Parisit.

 

Në orën 21:00 në Tring do të përcillet ekskluzivisht akti i kthimit mes Villareal dhe Liverpool, një sfide e cila në Anfield përfundoi 2 me 0 për të kuqte.

 

Advertisement

Skuadra angleze falë këtij rezultati por natyrisht edhe për shkak të organikës është favorite për të prere një bilete për në finale. Skuadra e Klop luan për të fituar githcka në këtë sezon, pasi fituan Kupën e Ligës, janë në finalen e Kupës së Federatës dhe janë vetëm 1 pikë larg Manchester City në Premier League.

 

Sa i takon organikës, Klopp do të ketë të gatshëm Origun që mungoi në kampionat, si dhe Alkantara, Fabinjo dhe Salah që u lanë pushim kundër Njukasell.

 

Advertisement

E vetmja mungese e rëndësishme është Firmino. Interesant është fakti që Liverpool është mposhtuar vetëm 3 hëre në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

 

Tekniku gjerman tha se skuadra duhet të jetë e përqëndruar dhe e gatshmer për të luftuar nëse do të jetë e nevojshme.

 

Advertisement

Në anën jetër Villareal pavarësisht humbjes 2 me 0 në ndeshjen e parë do të tentoje mrekulline, atë të cilën e realizoi më herer kundër Juventusit dhe Bajernit.

 

Unai Emeri e vlerësoi Liverpool-in si skuadrën më të mirë në botë dhe shtoi se skuadra e tij duhet të beje ndeshjen perfekte për të shpresuar tek mrekullia.

 

Advertisement

Tek spanjollet mungon Moreno ndërsa probleme fizike dhe në dyshim për të qënë apo jo titrullatr janë Pinjo, Kokele, dhe Gerard Moreno.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy