Sot shqiptarët në festë/ Policia apel tifozëve para ndeshjes me Ishujt Faroe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot shqiptarët në festë/ Policia apel tifozëve para ndeshjes me Ishujt Faroe

Mbrëmjen e kësaj të hëne në orën 20:45 mbahet në stadiumin “Air Albania” ndeshja e Kombëtares Shqiptare me Ishujt Faroe. Si pasojë, Policia e Shtetit ka bërë apel duke i kërkuar çdo tifozi të mos tentojë të fus në stadium asnjë send të kundërligjshëm.

 

Sakaq, blutë kanë theksuar se kontrolli do të jetë i rreptë, ashtu siç ka ndodhur në ndeshtjet e tjera ndërkombëtare.

 

Advertisement

Po ashtu, për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë policia ka marrë të gjitha masat e duhura edhe pas mbarimit të ndeshjes, ku pritet që të ketë festë në kryeqytet.

 

Njoftimin i policisë:

 

Advertisement

Mbrëmja e sotme ku do të luhet ndeshja “Shqipëri – Ishujt Faroe”, në stadiumin “Air Albania”, është padyshim një mbrëmje festive për të gjithë shqiptarët.

 

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktivitetit sportiv, me qëllim që atmosfera festive e kësaj mbrëmjeje të mos venitet nga ndonjë incident.

 

Advertisement

Apelojmë për tifozët, sportdashësit dhe të gjithë qytetarët që të zbatojnë udhëzimet e Policisë, për bllokimim e rrugëve dhe rregullat për hyrjen në stadium, duke mos tentuar që të futin në stadium asnjë send të kundërligjshëm, pasi kontrolli do të jetë i rreptë, njësoj siç është vepruar në ndeshjet e tjera ndërkombëtare.

 

Gjithashtu, Policia ka marrë të gjitha masat edhe për festimet që do të zhvillohen pas ndeshjes, në sheshe, lokale dhe në rrugët e vendit, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, që të festojnë në mënyrë të kulturuar, që ta vulosim këtë fitore të kombëtares sonë, me vulën e imazhit më pozitiv të vendit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy