Surprizë/ Australia eleminon Danimarkën, Tunizia mund Francën, por nuk mjafton

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Surprizë/ Australia eleminon Danimarkën, Tunizia mund Francën, por nuk mjafton

Botërori i Katarit dhuroi një tjetër surprizë të madhe. Danimarka, gjysmëfinaliste e kampionatit europian u eliminua, pasi u mund 1 me 0 në sfidën direkte nga Australia.

Përfaqësuesja e Kangurëve iu bashku Francës si dy skuadrat e kualifikuara për në 16 më t mirat e Kupës së Botës.

Ndonëse ishte favorite përballë Australisë. Kombëtarja nordike bëri shumë pak për të merituar kualifikimin .

Në pjesën  e parë  u evidentua një rast i Eriksen ku goditi tokazi në brendësi të zonës, por nuk mundi të gjente rrjetën, duke i dërguar kombëtaret në shifrat 0 me 0 në pushim. Në fraksionin e dytë, Australia arriti të konkretizonte shansin e saj nëpërmjet Leckie që dërgoi në festë të tijtë .Një gol që i vlejti shumë kombëtares së Kangurëve.

Advertisement

Tashmë Australianët  do të njohin kundërshtarin fitues të grupit C për tu ndeshur në fazën e ardhshme.

Ndërkohë në sfidën tjetër të grupit D Franca e mbyll në vendin e parë dhe pse humbën 1 me 0 përballë Tunizianëve.

Këta të fundit u shfaqën shumë kërkues dhe pse shanset për tu kualifikuar në 1/8 ishin shumë të pakta.

Në minutën e tetë, Tuniza  e gjeti rrugën drejtë  rrjetës, por festa zgjati pak pasi sistemi VAR e anuloi.

Advertisement

Në 45-minutat e dyta, Franca provoi të shfaqej më kërkuese në fushë, por afrikano veriorët  befasuan  duke i ndëshkuar me anë të Khazri që përfitoi edhe nga një gabim i Fofanas  në mesfushë. Gjelat provuan në fund me Mbappen , Dembelen dhe Grizman  por nuk kishte rezultat përveç një goli të anuluar nga sistemi VAR.

Kombëtarja Franceze do të pres  përballjen me skuadrën e renditur në vendin e dytë të Grupit C, aty ku rrezikohet edhe një sfidë me Argjentinën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy