Sylvinho zbardh listën me emrat e 25 lojtarëve për Çekinë dhe Poloninë, vijnë dy sulmues nga Kosova

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sylvinho zbardh listën me emrat e 25 lojtarëve për Çekinë dhe Poloninë, vijnë dy sulmues nga Kosova

Trajneri i kombetares Sylvio Mendes Campos Junior ka shpallur sot edhe me listën me emrat e 25 lojtarëve të ftuar per dy ndeshjet e ardhshme të kualifikueseve të kampionatit Europian “Gjermani 2024” me Cekine dhe Polonine ne 7 dhe 10 shtator.

Krahasuar me ndeshjet e muajit qershor, këtë herë do të ketë ndryshime në listë, teksa ka emra të rinj, por edhe rikthime të rëndësishme në grupin kuqezi. Dy risitë kryesore janë emrat e sulmuesve Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, të cilët ftohen për herë të parë me kuqezinjtë.

Në mesfushë ka ndërkohë dy rikthime të rëndësishme me Klaus Gjasulën dhe Odise Roshin që janë ftuar për dy sfidat e shtatorit, ndërkohë që edhe në mbrojtje ka një tjetër emër që vjen pas një mungese, ai i Arlind Ajetit. Do të mungojë këtë herë mesfushori Armir Abrashi, teksa sa i përket pjesës tjetër të listës nuk ka ndryshime dhe konfirmohet grupi i lojtarëve, që ishte i impenjuar edhe në ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe në qershor.

Kombëtarja do të nisë zyrtarisht përgatitjet ditën e hënë, datë 4 shtator, me kuqezinjtë që do të grumbullohen në Tiranë dhe stërvitjet do të zhvillohen në Shtëpinë e Futbollit. Sakaq, në prag të grumbullimit trajneri Sylvinho do të dalë në konferencë për mediat ditën e shtunë për të folur në lidhje me zgjedhjet e tij dhe objektivat për dy nga sfidat më të rëndësishme në këto kualifikuese.

Advertisement

Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Republikës Çeke më 7 shtator dhe tre ditë më pas, më 10 shtator, do të presë Poloninë në stadiumin “Air Albania”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy