Tirana-Egnantia fillon me incidente/ Lojtari dëmtohet gjatë lojës dhe niset në spital pa ndjenja në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana-Egnantia fillon me incidente/ Lojtari dëmtohet gjatë lojës dhe niset në spital pa ndjenja në spital

Egnantia ka pritur sot në Rrogozhinë Tiranën për vijimin e javës së dytë të kategorisë Superiore.

 

Si Egnantia, ashtu edhe skuadra e Tiranës është në kërkim të tre pikëve të para të këtij sezoni.

 

Advertisement

Por jo gjithçka ka shkuar ashtu si duhej.

 

Në minutën e 33-të, në fushë është krijuar moment paniku dhe ankthi.  Pas një përplasje kokë më kokë mes Qefalijes dhe Hamzat, lojtarët e dy skuadrave kërkojnë që të ndërhyje ambulanca pasi lojtari i bardhebluve ka mbetur në fushë i gjakosur. Ndërhyn ambulanca dhe transporton lojtarin, ndeshja e pezulluar.

 

Advertisement

Pas ngjarjes, lojtarët e tjerë mbetën të tronditur, duke pezulluar kështu edhe lojën.

 

Në minutën e 40-të delegati dhe vëzhguesi zbresin në fushë për të bindur lojtarët që të rifillojnë ndeshjen. Rrogozhinasit janë dakord, ashtu si edhe disa nga drejtuesit bardheblu, por jo lojtarët që presin lajme për Qefaliajn.

 

Advertisement

Në minutën e 42-të të ndeshjes, mbërriti lajmi i mirë se lojtari i bardhebluve Qefalija u përmend, duke sjellë edhe pranimin e kolegëve të tij për të rinisur lojën.

 

Në minutën e 43 rinisi sfida mes Egnantias dhe Tiranës, ndërsa në minutën e 45 u bë zëvendësimi i Qefaliajt që u dëmtua me Limajn.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy