Titulli i volejbollit në sfidën e pestë, Partizani mund pastër Tiranën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Titulli i volejbollit në sfidën e pestë, Partizani mund pastër Tiranën

Fituesi i kampionatit kombëtar të superligës së volejbollit për meshkuj do të zgjidhet në duelin e pestë të serisë së finaleve. Partizani bëri një përmbysje të madhe, duke u rikthyer nga disavantazhi 2 me 0 në dy takimet e para, tanimë në rezultatin e përgjithshëm 2 me 2, pasi fitoi kundër Tiranës dy takimet e fundit.

Në përballjen e katërt luajtur në pallatin e sportit të lojërave me dorë “Feti Borova”, bardheblutë kishin në dorë të mbyllnin llogaritë, mirëpo iu nënshtruan një kundërshtari si të kuqtë në superformë. Seti i parë i Partizanit ishte spekatkolar, pasi fitoi me një diferencë shumë të madhe 25 me 12.

Tirana u përpoq të reagonte në periodën e dytë, duke qenë me rivalizuese, mirëpo në fund u dorëzua para shifrave 25 me 19. Edhe seti i tretë ishte më i miri për Tiranën, por nuk mjaftoi që bardheblutë të riktheheshin në lojë.

Pasi të besuarit e Ylli Tomorrit fituan 25 me 22, duke e mbyllur në total këtë sfidë me rezultatin e pastër 3 me 0. Tani nevojitet ndeshja e pestë dhe e fundit në datë 4 maj për të shpallur kampionin kombëtar. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy