Titulli me “dylbi” për Juventusin, Udinese suprizon bardhezinjtë, Inter 7 pikë larg

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Titulli me “dylbi” për Juventusin, Udinese suprizon bardhezinjtë, Inter 7 pikë larg

Vetëm 1 pikë në tre takimet e fundit, dhe titulli që tani bëhet një mission edhe më i vështirë. Disfatata e fundit e Juventusit ndaj Udineses në shtëpi ishte një befasi, por edhe një goditje e madhe për ëndërrat e bardhezinjve për të qëndruar plotësisht në garën për titullin kampion në Serie A.

Ndonëse distanca 7 pikë me Interin nuk është shumë e madhe, diferencat me zikaltrit në lojë dhe ecuri janë të dukshme, aq më tepër që kryesuesit kanë edhe një ndeshje për të rikuperuar kundër Atalantes. Skuadra e Alegrit nuk arriti të merrte dot veten pas humbjes në derbi, duke bërë një gafë të pafalshme në Torino kundër friulanëve.

Nga Lautaro Martinez në derbi, tek Lautaro Xhineti i Udinezes, autori i golit të vetëm në duelin e transmetuar në  Tring. Një tjeter Lautaro për të shtuar makthin tek “Zonja e Vjeter”, e cila ndonëse dominoi ndeshjen, shpërdoroi shumë raste për shënim. Gabimet e polakut Milik në mënyrë të veçantë, por edhe ndërhyrjet vendimtarë të portierit Okoje, i nxorrën lojtarët vendas kokëulur para tifozeve të Juventusit nga ndeshja përmbyllese e javës së 24.

Bardhezinjte mbeten në 53 pikë, jo vetëm duke u larguar shumë nga kreu, por duke u detyruar të mbrohen edhe nga sulmi i Milanit për vendin e dytë, pasi distanca me kuqezinjtë është vetëm 1 pikë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy