Transformohet infrastruktura sportive në Lushnjē, gati fusha tjetër moderne

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Transformohet infrastruktura   sportive në Lushnjē, gati fusha tjetër moderne

Per pak ditë përfundon plotësisht rindërtimi nga e para e aneksit të ri të stadiumit “Roza Haxhiu” ne Lushnje. Fusha e re investim i perbashket Fshf- Bashki, i ka ndryshuar totalisht fytyrën infrastrukturës sportive Lushnjes, ndërsa punimet vazhdojnë edhe për dy fushat e tjera, që pritet të sjellin një ndryshim vërtetë cilësor për futbollin e Lushnjes në të gjitha nivelet. Kompletimi i investimit madhor të FSHF-së, që këtë projekt po e implementon në bashkëpunim me Bashkinë e Lushnjes, do të finalizohet me ndërhyrjen fushën e stadiumin “Roza Haxhiu” për ta rikthyer në standardet më të mira. Me heret bashkia Lushnje kishte investuat edhe ne ndertimin e nje tjeter fushe moderne stervitore ne Plug.

Me këtë investim Lushnja do të njohë ndërhyrjen dhe transformimin rrënjësor të komplekseve sportive, stadium i rinovuar, tre fusha standard të përmasave dhe kualitetit për të përmbushur, jo vetëm nevojat stërvitore të ekipeve zinxhir, por edhe për të pritur edhe fëmijë e të rinj amator të qytetit e më gjerë.

Fushat e reja do të shërbejnë për seancat stërvitore të ekipit të parë dhe stërvitjet e ekipeve zinxhir, ndërkohë që do të jenë në dispozicion edhe për të gjitha ekipet dhe aktivitetet sportive të shkollave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy