Turpërohet Gjermania, eleminohet nga Kupa e Botës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turpërohet Gjermania, eleminohet nga Kupa e Botës

Botërori i Katarit ka dhuruar një tjetër mbrëmje surprizash, por nga ata surpriza vërtet të mëdha. Mjafton të themi që kombëtarja e radhes e eleminuar eshte Gjermania. Kater hereve kampioneve te botes nuk iu mjaftoi fitorja 4 me 2 kunder Kosta Rikes per te qendruar ne kompeticion pasi suksesi i Japonisr kunder Spanjes permbysi gjerat ne grup .

 

Skuadra e Hansi Flick kaloi ne avantazh e para me golin e Gnabryt ne minuten e 10 por në pjesen e dyte cdo gje ndryshoi.
Kosta Rika permbysi rezultatin me ane te Tejeda dhe Vargas .

 

Advertisement

E megjithate Havertz ktheu gjithçka në favor të Gjermanisë me dy gola të shpejtë në minutat 73 dhe 85, ndersa Fullkrug në minutën e 91 vulosi suksesin pa vlere të Gjermanisë.

 

Mirepo ne krahun tjeter Japonia bente surprizen e madhe ndaj Spanjes duke i lene te shokuar “pancerat” re cilet mbeten të tretët me golavarazh me te dobet se iberiket. Spanjollet shenuan te paret me ane te Morates, mirepo brenda pak minutash ne pjesen e dyte aziatiket shenuan dy gola te shpejte duke gjetur avantazhin qe do ta mbanin deri ne fund.

 

Advertisement

Vendi i dyte i shkon per shtat iberikeve te cilet shmangin perballjen e mundshme me Kroacine, Brazilin dhe Argjentinen ne rrugetimin drejt finales, kualifikohen per me tej duke gjetur si kundershtar Marokun, dhe nxjerrin jashte Gjermanine 4 here fituese te Boterorit, e cila edhe ne 2018 ishte eleminuar ne grupe. Me pak fjale me nje gur, spanjollet vrane “tre zogj”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy