VIDEO/ Klement Lutfija ndërroi jetë pas dy muajsh në koma, apeli i gruas në “Vizion Plus” për shtetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Klement Lutfija ndërroi jetë pas dy muajsh në koma, apeli i gruas në “Vizion Plus” për shtetin

Ndarja nga jeta e kampionit të atletikës Klement Lutfija ishte një lajm i trishtë për të gjithë sportdashësit shqiptarë.

Lutfija prej disa ditësh ndodhej në gjendje të rëndë në një spital në Stamboll, pas aksidentit të rëndë që kishte pësuar, ku ishte përplasur nga një makinë, ndërsa ishte duke lëvizur me biçikletë.

Këtë të martë që lamë pas në një lidhje me emisionin “Vizionin e Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, bashkëshortja e Klementit, Linda Kalemi i bëri apel për ndihmë shtetit shqiptar, i cili sipas saj e kishte braktisur kampionin e atletikës i nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Advertisement

Gjatë apelit të saj Linda u përlot në studio, ndërsa kërkonte me çdo kusht ndihmë për të shpëtuar bashkëshortin, pasi për mjekim më të specializuar duheshin më shumë para.

Klemnt Luftija u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, ndërsa prej disa ditësh ndodhej në luftë me vdekjen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy