Xavi i lumtur për fitoren ndaj PSG: Jam krenar për ekipin tim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xavi i lumtur për fitoren ndaj PSG: Jam krenar për ekipin tim

Lojtarët e PSG-së dhe Barcelonës mbrëmë në Paris zhvilluan një lojë të shkëlqyer. Në fund Barcelona fitoi me rezultat 3-2 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa pas ndeshjes trajneri i skuadrës, Xavi u shpreh shumë krenar.

Barça kaloi 1-0 në avantazh me golin e Rafinhas, PSG e ktheu rezultatin me Dembele dhe Vitinja dhe më pas pasoi një kthesë tjetër. Rafinha barazoi me golin e dytë, dhe Christensen i solli fitoren skuadrës së Xavit.

“Jam jashtëzakonisht krenar për ekipin tim. Mendoj se PSG ndoshta mbetet ende favorite për të shkuar më tej. Ata janë një skuadër fantastike, ne arritëm t’i kufizojmë, veçanërisht në pjesën e parë luajtëm mirë”, tha Xavi pas ndeshjes. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy