“Ylli i dytë” i ëndërruar i Interit dhe rënia nga klasifikimi i hitit “Pioli is on Fire”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ylli i dytë” i ëndërruar i Interit dhe rënia nga klasifikimi i hitit “Pioli is on Fire”

A është ky viti i duhur për Interin për të rrembyer yllin e dytë në fanelë, pra titullin e 20 kampion në historine e kampionatit italian?

 

Vështirë që kjo analize të jete e plotë që në pjesën e parë të edicionit, ama disa indicie, Serie A deri më tani i ka dhënë. Dhe në mesin e tyre ështye edhe fakti që Interi është skuadra me e besueshme deri më tani.

 

Advertisement

Zikaltrit kanë një organike më të plotë në raport me kundërshtarët, kanë qëndrueshmëri në rezultate, kanë individe që mund të bëjnë diferencen edhe kur nuk janë në ditën e tyre më të mirë, por nga ana tjetër po përfitojne edhe nga sezoni jo brilant i rivaleve të vet të mëdhenj.

 

Napoli duket qartazi që nuk është më ai i sezonit të kaluar kur kishte një ecuri të jashtëzakonshme, ndërsa Milani ka shumë oshilacione dhe aktualisht është futur në një spirale krize. Kuqezinjte morën humbjen e 3 në 4 takimet e fundit mes kampionatit dhe Europës dhe e shohin vetën 6 pikë larg skuadrës së Inzagit në klasifikim.

 

Advertisement

Ky në fakt është problemi më i vogël, po të kemi parasysh hallet e tjera të kuqezinjve.

 

Skuadër me shumë probleme tek dëmtimet e lojtarëve, ekip që nuk i bindet më skemave të trajnerit, të ndryshueshme gjithmonë e më shumë, Leao që nuk garanton vijueshmëri nga ndeshja në ndeshje dhe tifozet që mesa duket nuk kanë më dëshirën maksimale për të kënduar “Pioli is on Fire”.

 

Advertisement

E të mendosh që në prag është championsim, një vitrine prestigjoze ku Milani 7 herë fitues e sheh vetën me një këmbë jashtë e do ta shohe me të dyja kështu nëse nuk merr maksimumin e pikëve të martën kundër PSG.

 

Drita e vetme në fund të tunelit është rikthimi në gatishmëri për duelin e Europës i treshes Theo Hernandez, Pulisic dhe Chukueze…A do të jetë championsi një mundësi për të rilindur?? E marta në mbrëmje do ta tregoje…Ervin Sina/ Vizion Plus

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy