Zgjedhjet në UEFA/ FSHF mbështet rikandidimin e Ceferin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet në UEFA/ FSHF mbështet rikandidimin e Ceferin

Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të mbështesë zyrtarisht kandidaturën e Aleksander Ceferin për postin e Presidentit të UEFA-s në mandatin e ardhshëm 2023-2027.

 

Ky vendim u mor në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pasi u shqyrtua propozimi dhe u ra dakord mes anëtarëve për të mbështetur kandidaturën e Presidentit aktual të UEFA-s.

 

Advertisement

Zgjedhjet për kreun e ri të qeverisë së futbollit europian do të zhvillohen vitin e ardhshëm, ndërsa Ceferin do të garojë për një mandat të tretë.

 

Alexander Ceferin u zgjodh fillimisht në krye të UEFA-s në shtator të vitit 2016 dhe u rizgjodh në këtë post në shkurt të vitit 2019./fshf.org

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy