ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Juventusit bëhet trajneri i ri i Lazios

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Juventusit bëhet trajneri i ri i Lazios

Igor Tudor do të marrë përsipër postin e trajnerit të ri të Lacios.

Ishte vetë klubi kryeqytetas që me një postim në rrjetet sociale, zyrtarizoi gjithçka.

45-vjeçari kroat, ka pasur një karrierë të mirë si futbollist ashtu si edhe trajner.

Më parë, Tudor ka luajtur për Juventusin, në vitet 2003-2005, ndërsa si trajner ka drejtuar skuadra si Marsejë dhe Gallatasarai.

Advertisement

Për t’u përmendur është fakti se ka qenë edhe ndihmësi i Andrea Pirlos, gjatë periudhës që ky i fundit, ishte në drejtimin e “Zonjës së vjetër”.

Akoma nuk dihen detajet në lidhje me kontratën e tij, por do të mësohen në ditën në vijim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy