Aksident në afërsi të urës së Morovishtës, lëndohet rëndë 37 vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me datë 19.01.2024, rreth orës 22:00, në Stacionin Policor të Strugës është raportuar se në rrugën rajonale R1201, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Morovishtit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një person ka mbetur i lënduar.

Në aksident është përfshirë automjeti i pasagjerëve “Renault” me shenja regjistrimi strugan, i drejtuar nga një 37-vjeçar nga fshati Vranishtë i Strugës, i cili ka dalë nga rruga. Në aksident, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të rënda, të konstatuara në Spitalin e Ortopedisë në “Shën Erazmo” në Ohër. Në vendngjarje kanë kryer këqyrje nga ekipi i Stacionit Policor të Strugës, njofton MPB.
(Struga Ekspres)

Aksident në afërsi të urës së Morovishtës, lëndohet rëndë 37 vjeçari shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy