minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Aksion policor në Strugë, ja sa makina janë ndaluar në Strugë - Struga.info


Aksion policor në Strugë, ja sa makina janë ndaluar në Strugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga SPB-Ohër njoftojnë se më datë 05/06.02.2022, nga ora 20:00 deri në ora 02:00 gjatë aksioneve të kontrolleve të komunikacionit, zyrtarët policorë kanë kontrolluar 211 automjete të udhëtarëve (Ohër-80, Strugë-74, Kërçovë-25, Dibër-32) dhe janë konstatuar 12 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetin motorik nën ndikimin e alkoolit (Ohër-07, Strugë-02, Kërçovë-02, Dibër-01).

Raportohet se janë janë konfiskuar disa patenta shoferi dhe u janë dorëzuar urdhërpagesat përkatëse. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë vazhdimisht sinjalistikën e vendosur në komunikacion, të mos ngasin automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, gjë që kontribuon në rritjen e sigurisë në komunikacion, thonë nga SPB-Ohër.

(Struga Ekspres)

The post Aksion policor në Strugë, ja sa makina janë ndaluar në Strugë appeared first on Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy