Arrestohen dy persona në rrugën Strugë-Dibër,kapen drogë dhe armë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Janë arrestuar dy trafikantë nga Prilepi, është gjetur drogë dhe një pushkë

Me datë 05.05.2024 rreth orës 21:30 në rrugën rajonale Dibër – Strugë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Xhepishtë në koordinim me Sektorin për Krime Ndërkufitare pranë Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Perëndim – Dibër kanë privuar nga liria B.S.(34) dhe D.N.(36), të dy nga Prilepi. Gjatë kontrollit në automjetin “Peugeot” me targa të Shkupit të një kompanie rent a car, e cila drejtohej nga B.S., dhe pasagjer ishte D.N., u gjet dhe u konfiskua një qese me mbi tre kilogramë marihunë dhe një pushkë automatike me kornizë të zbrazët.
Personat janë ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen paditë e duhura.

Merlina ISLAMI-SPB-Ohër

Arrestohen dy persona në rrugën Strugë-Dibër,kapen drogë dhe armë shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy